Home Këshilla Elemino aknet me përbërës natyral!

Elemino aknet me përbërës natyral!

by Xh D

Pse duhet të përdorni produkte organike për të trajtuar aknet?

Përbërësit organik janë përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës si aknet për breza të tërë. Nga trajtimet medicinale kineze deri tek produktet me përbërës natyral, benefitet që i dhurojnë lëkurës janë të shumta.

Pse duhet të hiqni dorë nga kimikatet e ashpra për përbërësit e pastër, natyral organik dhe cili është produkti që sugjerohet për të eleminuar aknet? Lexoni për ta zbuluar!

  • Produktet organike nuk shkaktojnë thatësi dhe acarim në lëkurë

Produktet jo-organike për trajtimin e akneve zakonisht përmbajnë një numër të lartë kimikatesh, të cilët thajnë lëkurën dhe shkaktojnë skuqje, reaksione alergjike dhe inflamacion. Nëse lëkura dëmtohet nga këto kimikate, aknet shtohen, duke e bërë të pamundur largimin e tyre.

Produktet organike të kujdesit për lëkurën janë më të buta. Ato nuk përfshijnë alkoole të ashpra dhe kimikate të ndryshme. Përbërësit botanikë dhe shtazorë përmbajnë acide yndyrore organike që i dhurojnë lëkurës lagështinë që i nevojitet duke e hidratuar plotësisht.

Përbërësit si qumështi i dhisë, mentia, rigoni, vaji i ullirit, soda bikarbonat janë përbërësit e duhur që duhet të gjenden në produkte organike për të luftuar aknet. Këto produkte përmbajnë ekstrakte me bazë bimore të cilat kanë veti anti-inflamatore. Parandalojnë acarimin, skuqjen dhe ënjtjen që shkaktohen nga aknet. Si rezultat, lëkura qëndron larg dëmtimit, aknet kurohen dhe eleminohen, gjithashtu shmanget hiperpigmentimi.

Këta përbërës gjithashtu kanë veti natyrale antiseptike dhe antibakteriale. Mbrojnë lëkurën nga bakteret që shkaktojnë shpërthime në lëkurë. Me produkte organike, ju merrni trajtim të gjithanshëm të trajtimit të akneve dhe mbrojtje të lëkurës.

  • Produktet me përbërës organik janë të pasur me antioksidantë që riparojnë lëkurën

Aknet nuk janë vetëm të dhimbshme, ato lënë mbrapa shenja në lëkurë. Rezultati? Në lëkurë do të krijohen njolla dhe tonaliteti i lëkurës nuk do të jetë i njëtrajtshëm.

Një trajtim efektiv i akneve nuk përfshin thjesht eleminimin e tyre, por gjithashtu përqëndrohet në riparimin e lëkurës. Rutina juaj e kujdesit për lëkurën do t’ju ndihmojë të eleminoni aknet, të reduktoni hiperpigmentimin dhe të inkurajojë rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Ajo që i duhet lëkurës është një dozë e mirë e antioksidantëve.

Përbërësit organik që luftojnë aknet janë të pasura me antioksidantë si:

Antioksidantët gjithashtu ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe zbehin njollat ​​e errëta. Tonaliteti i lëkurës bëhet më i butë dhe i barabartë.

  • Promovojnë lëkurën e shëndetshme

Produktet me përbërës organik mbështesin funksione të ndryshme të lëkurës si: balancimi i prodhimit të yndyrës (tepër i rëndësishëm për lëkurën që ka prirje aknesh), rrisin imunitetin e lëkurës, nxisin riparimin dhe rikuperimin e lëkurës.  Përmirësojnë shëndetin e lëkurës në një mënyrë të shëndetshme. Ndërsa produktet jo-organike (sintetike) shkaktojnë akne, dëmtojnë lëkurën, krijojnë baktere në lëkurë. Nëse i përdorni për periudha të gjata ju do të keni efekte anësore me produktet që përmbajnë ingredient jo-organik.

  • Produktet organike nuk kanë konservantë, silikone dhe aroma e tyre është artificiale

Shumica e produkteve jo organike për trajtimin e lëkurës përmbajnë parabene të cilat janë konservues sintetikë për jetëgjatësi më të madhe. Këto parabene dihet që prishin funksionimin normal të hormoneve dhe janë të lidhura me rritjen e rrezikut të kancerit dhe dëmtimin e riprodhimit. Silikonet që përdoren në kremrat hidratues bllokojnë poret të cilat shkaktojnë shpërthime aknesh në lëkurë, dhe irritime të ndryshme.

Aromat artificiale, mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe ndryshime hormonale. Sidomos kur bëhet fjalë për trajtimin e akneve, ju doni të jeni të kujdesshëm dhe të përdorni produkte me përbërës organik të pastër dhe të thjeshtë dhe më e rëndësishmja, të sigurt. Aromat janë më të mirat kur janë të vërteta dhe të pastra, apo jo?

CILI PRODUKT SUGJEROHET PËR TË TRAJTUAR, ELEMINUAR AKNET?

LAVA SOAP nga SKIN NOVIS; Është zgjidhja më e sigurt për lëkurën tuaj. Një sapun me përbërës tërësisht organik, me formulë revolucionare që do i ofrojë lëkurës tuaj rezultate unike. Sapuni LAVA është krijuar posaçërisht për t’u kujdesur në mënyrë perfekte për lëkurën tuaj dhe për të eleminuar aknet! (Sapuni zgjat për përdorim 4 muaj).

Përbërësit e LAVA SOAP janë tërësisht organik dhe përmban: Qumësht dhie (i dhuron hidratim dhe butësi lëkurës), Kalendulë (mbron kolagjenin e lëkurës), Mente (largon papastërtitë nga poret ), Rigon (redukton skuqjet e lëkurës), Vajë Ulliri (redukton aknet), Sodë Bikarbonat (veti anti-inflamtore, dhe qetëson lëkurën e irrituar). Është krijuar posaçërisht për t’u kujdesur në mënyrë perfekte për lëkurën tuaj duke balancuar yndyrën në fytyrë, ndihmon në zhdukjen e akneve, ju dhuron një freski në fytyrë, përmirëson teksturën e lëkurës. 

TRANSPORT NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONINË E VERIUT!

(Tiranë: Falas, Rrethe: 2.50€ Kosovë 6€, Maqedoni 8€)

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!