Home Këshilla Efektet e stresit në lëkurë

Efektet e stresit në lëkurë

by admin

Stresi ndikon negativisht jo vetëm në gjendjen psikike, por edhe në atë fizike. Efektet negative të stresit vërehen edhe në lëkurë. Ja cilat disa shenja që shfaqen në lëkurë, të cilat tregojnë se jeni të stresuar.

Simptoma të stresit

Akne – Stresi mund të jetë arsyeja e shfaqjes së akneve dhe puçrrave në lëkurë.

Plagë në gojë – Plagët e vogla përreth buzëve ose në gojë mund të shkaktohen edhe nga stresi.

Lëkurë e yndyrshme – Stresi mund të rrisë prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Lëkurë e acaruar – Nëse lëkura acarohet pa asnjë shkak, mund të jetë shenjë e stresit.

Lëkurë e thatë – Stresi mund të shkaktojë edhe humbje të ujit në trup dhe thatësi të lëkurës.

Skuqje – Stresi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës ose puçrra të vogla që fillojnë të acarohen.

Urtikarie – Ënjtje dhe acarim i lëkurës, që mund të shkaktohet si pasojë e stresit.

Stresi shkakton edhe disa dëme të tjera, si:

Pengon shërimin e plagëve – Stresi pengon shërimin e shpejtë të gërvishtjeve ose plagëve në lëkurë.

Përkeqëson gjendjen shëndetësore – Sëmundje si ekzema, psoriasi apo rosacea (skuqje e fytyrës), mund të përkeqësohen edhe më shumë nga stresi.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!