Home Këshilla Drita blu e telefonit. A e dëmton lëkurën tuaj?

Drita blu e telefonit. A e dëmton lëkurën tuaj?

by Xh D

Në këtë epokë moderne pothuajse totalisht dixhitale, njerëzit janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj dritave artificiale që vijnë nga ekranet e kompjuterëve, televizorëve, telefonave celularë dhe dritave LED të brendshme. Kjo sepse ne kalojmë shumë kohë në ambiente të mbyllura.  Studimet e fundit tregojnë se drita artificiale që vjen nga pajisjet tona mund të dëmtojë lëkurën tonë.

Shumë njerëz i njohin rreziqet e të qenurit nën diell për shumë gjatë pa mbrojtje nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB. Por a e dini se rrezatimi i dritës blu është gjithashtu i dëmshëm? Një krem dielli i fortë me një spektër të plotë mbrojtjeje është i domosdoshëm për të ruajtur lëkurën por tani po bëhet gati kritike mbrojta e lëkurës dhe syve gjatë kohës që ekspozohemi ndaj dritës artificiale. Për shembull: një studim i kohëve të fundit zbuloi se Amerikanët kalojnë pothuajse 3 orë në tabletët dhe smartphonët e tyre, çdo ditë. Disa statistika shtesë tregojnë se 60% deri në 70% të njerëzve kalojnë më shumë se tetë orë në ditë përpara një pajisjeje dixhitale.

Drita blu ka një gjatësi vale më të shkurtër se pjesa tjetër e spektrit të ngjyrave, prandaj ka dhe më shumë energji. Ekspozimi i gjatë në dritën blu mund të shkaktojë dëme në sy si dhe në lëkurë. Megjithëse ne kërkojmë më shumë mbrojtje kur jemi në ambientet e jashtme, ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve përsëri kërkon mbrojtje.

Si ndikon drita blu e telefonit?

Ekspozimi i qelizave të lëkurës në dritën e lëshuar nga pajisjet elektronike, madje edhe për ekspozime të shkurtra (deri në 1 orë) rrit radikalet e lira në lëkurë. Radikalet e lira janë atome të paqëndrueshme që mund të shkaktojnë dëmtime të qelizave. Kjo shkakton rrudha, pra plakje të parakohshme. Pasoja të tjera janë lodhja, dhimbja e kokës që mund të kalojë deri në migrenë. Po. Nëse dikush të ka thënë që po të dhemb koka nga telefoni, në këtë rast ka të drejtë.

Të ruajmë lëkurën nga këto rrezet e dëmshme është një nga masat kryesore parandaluese që mund të marrim për të ruajtur sa mundemi një pamje rinore.

Si mund të mbrojmë lëkurën nga drita blu?

Lëkura është e ndjeshme ndaj ekspozimit në ekran. Ashtu si kremrat ndaj diellit dhe produktet që përmbajnë një faktor mbrojtës nga dielli (SPF) dhe kështu parandalojnë rrezet e diellit që dëmtojnë lëkurën, ato gjithashtu na mbrojnë nga rrezet artificiale të dritës

Ju sugjerojmë të merrni masa paraprake për të mbrojtur qelizat e lëkurës tuaj nga rrezet e dëmshme të dritës. Kështu, ndihmoni veten që të ruani pamjen tuaj rinore dhe ti shmangeni plakjes.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!