Home Flokët Dimë që stresuesit e përditshëm mund të shkaktojnë plakje. Çfarë mund të bësh?

Dimë që stresuesit e përditshëm mund të shkaktojnë plakje. Çfarë mund të bësh?

by E Ll

Lëkura kalon shumë në 24 orë. Nga agresorët e brendshëm (si ushqimi jo i mirë ose reagimi i trupit ndaj stresit) tek agresorët e jashtëm (si rrezet e dëmshme ultraviolet dhe ndotja e ajrit), duket sikur ka diçka që po përpiqet të plakë para kohe lëkurën në të gjitha orët e ditës. Këta faktorë të brendshëm dhe të jashtëm njihen kolektivisht si ekspozim.

Por ka një lajm të mirë. Nëse e kupton se çfarë e shkakton plakjen e lëkurës, mund të ndërmarrësh hapa për të mbrojtur veten gjatë gjithë ditës dhe për ta mbajtur plakjen e parakohshme në minimum.

Le të shohim si jeton lëkura jote gjatë një dite:

Zgjohesh pas një gjumi të pakëndshëm. Dhe për fat të keq, kjo mungesë gjumi nuk bën gjëra të mira për lëkurën.

“Ndërkohë që fle, trupi kalon nëpër ciklin natyror të riparimit qelizor, duke zëvendësuar qelizat e vdekura dhe duke rivendosur ato të reja,” thotë Dr. Michele Green. “Gjumi jo i duhur e pengon trupin të kalojë këtë proces natyror, kjo bën që lëkura të duket e zbehtë.”

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm është një faktor që kontribuon në plakjen e lëkurës. Por për fat, ekziston një zgjidhje e thjeshtë – dhe kjo është të flini më shumë! Fjetja e mjaftueshme do të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit dhe do të lejojë që lëkura të kalojë ciklin e nevojshëm të “restaurimit dhe riparimit” që i nevojitet për t`u ndjerë mirë.

Po kalon mëngjesin duke u bërë gati për ditën dhe kupton se po vonohesh. E sheh kremin e diellit aty, por për të kursyer kohë nuk e vë.

Epo, dielli është shkaku numër një i rrudhave, dhe ka dhjetëra studime që dokumentojnë ndikimin e tij. Përveç shkaktimit të rrudhave, ekspozimi në diell gjithashtu mund të shkaktojë hiperpigmentim, të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës dhe të plakë para kohe lëkurën.

Nëse dëshiron të parandalosh dëmtimin nga dielli, duhet ta bësh mbrojtjen nga dielli një përparësi – dhe kjo fillon para se të dalësh jashtë. Sigurohu që të aplikosh krem ​​kundër diellit në fytyrë çdo mëngjes para se të dalësh nga shtëpia – dhe vendose kremin mbrojtës në çantë në mënyrë që t`a aplikosh përsëri gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, përpiqu të qëndrosh në ambiente të mbyllura midis orëve nga 10 e mëngjesit deri në 2 pasdite. “Duke shmangur ekspozimin në diell gjatë këtyre orëve të pikut, ekspozimi në diell mund të zvogëlohet deri në 60 përqind,” – shprehet Green. Nëse nuk mund të shmangësh të qenit jashtë gjatë orëve më të mbushura me diell, Green rekomandon të mos harrohet aplikimi i kremit, të qëndrohet në hije dhe mundësisht të mbahen veshje mbrojtëse, syze dielli dhe një kapelë me buzë të gjera.

Është mesditë. Ke punuar gjatë gjithë gjysmës së ditës dhe ke aq uri, saqë je gati për të ngrënë pothuajse çdo gjë.

Por ushqyerja është jashtëzakonisht e rëndësishme kur është fjala për të mirëmbajtur lëkurën – kështu që në vend që të konsumosh diçka që mund të jetë e shpejtë dhe e lehtë (por jo aq e mirë për shëndetin), provo të bësh zgjedhje më të vetëdijshme që do të përmirësojnë shëndetin e trupit dhe lëkurës.

“Konsumimi i ushqimeve me sheqer dhe yndyrnat e pashëndetshme mund të bëjnë hatanë në lëkurë, duke shkaktuar plakje të parakohshme dhe puçrra fytyre,” thotë Green. “Ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3-të tilla si peshku, arrat dhe vaji i ullirit-do të ndihmojë qarkullimin qelizor, pasi acidet yndyrore omega-3 hidratojnë lëkurën dhe e mbrojnë nga dëmtimet UV që shpesh shoqërohen me rrudhosje të parakohshme. “

Po shkon nga puna në shtëpi dhe i afrohesh dritares së autobuzit ose makinës personale për të marrë ajër të pastër. Por e vërteta është se ndoshta ajri mund të duket i pastër dhe gjithsesi mund të jetë plot ndotës. Studime të shumta kanë lidhur ndotjen e ajrit me plakjen e parakohshme të lëkurës. Por askush nuk mund ta shmangë ajrin (normalisht as ndotjen e ajrit), kështu që si mund ta mbrojmë veten dhe lëkurën?

“Pastrimi i lëkurës dhe aplikimi i produkteve të pasura me antioksidantë dhe krem kundër diellit do të mbrojë lëkurën nga stresuesit mjedisorë,” thotë Green. Kërkoni produkte për kujdesin e lëkurës që janë të pasura me antioksidantë si vitaminat C, E, A ose CoQ-10.

Nëse je personi që sjell stresin e punës në shtëpi, po bën më shumë gabim sesa mendon. Jo vetëm ndikon veten, humorin por edhe lëkurën.

Stresi nuk shkakton drejtpërdrejt puçrra, por mund t`i përkeqësojë ato. Aknet janë një sëmundje inflamatore që përkeqësohet nga hormonet e lëshuara gjatë stresit, gjë që rrit inflamacionin. Aknet e shkaktuara nga stresi zakonisht shoqërohen me skuqje, kruajtje dhe një numër të shtuar të pikave të zeza dhe pikave të bardha.

Provo disa teknika të menaxhimit të stresit (si frymëmarrja e thellë, joga ose meditimi) për të ndihmuar që stresi të jetë nën kontroll dhe lëkura të duket sa më mirë.

Pothuajse koha për të fjetur – që do të thotë se duhet të bëhesh gati për rutinën e kujdesit të lëkurës para gjumit. Sigurisht që produktet përmirësojnë lëkurën, por nëse i përdor gabimisht, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.

Produktet më të mira për të mbrojtur lëkurën (dhe flokët) gjatë gjithë ditës.

Tani që e di se me çfarë lufton lëkura jote, këtu janë disa produkte që ndihmojnë të mbrohesh nga faktorët dëmtues të ekspozimit dhe ta mbash fytyrën të shëndetshme dhe rinore.

MERIDIEM

Mëso më shumë rreth MERIDIM duke klikuar këtu.

Meridiem është një spraj që është krijuar me formulë të lehtë dhe përbërës të butë që trajtojnë lëkurën duke u kujdesur për hidratimin, mbrojtjen dhe për fiksimin e makeup-it.

REPARANDO

Mëso më shumë rreth kremit rigjenerues REPARANDO duke klikuar këtu :

Degradimi i kolagjenit dhe elastinës në shtresat më të thella të lëkurës mund të rezultojë në shenja të parakohshme të plakjes së lëkurës. Këto mund të reduktohen nëse fillon përdorimin e REPARANDO.

Për flokët (SOLIDUM)

Mëso më shumë rreth SOLIDUM duke klikuar këtu :

SOLIDUM mbron dhe promovon rritjen e flokëve me anë të përbërësve që funksionojnë vërtet. Ai lufton kundër infeksioneve bakteriale që bëhen aktive nga lëkura në skalp dhe shkaktojnë dëmtim të folikulës. Kështu përbërësit ( hithra, bima e bishtit të kalit, menteja) targetojnë murin qelizor dhe luftojnë rënien e flokëve në mënyrë natyrale.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!