Home Flokët Cilat janë arsyet pse bien flokët dhe si t’a trajtojmë?

Cilat janë arsyet pse bien flokët dhe si t’a trajtojmë?

by admin

Humbja e flokëve mund të ndikojë vetëm në lëkurën e kokës ose në të gjithë trupin tuaj, dhe mund të jetë e përkohshme ose e përhershme. Mund të jetë e trashëguar, për shkak të ndryshimeve hormonale ose kushteve mjekësore.

Disa njerëz preferojnë të mos e trajtojnë humbjen e flokëve të tyre, një pjesë tjetër preferojnë që t’a fshehin. Dhe një pjesë tjetër zgjedhin trajtime të ndryshme për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të nxitur daljen e flokëve të reja.

Çfarë e shkakton rënien e flokëve?

Ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë humbje të përkohshme të flokëve:

  • Shtatëzania
  • Menopauza

Kushtet mjekësore mund të shkaktojnë humbje të flokëve:

  • Sëmundja e tiroides
  • Alopecia (një sëmundje autoimmune që sulmon gjëndrat e flokëve)

Rënia e flokëve mund të jetë gjithashtu për shkak të ilaçeve të përdorura për të trajtuar:

  • Presionin e lartë të gjakut
  • Artritin
  • Depresionin

Një goditje fizike ose emocionale mund të shkaktojë humbje të dukshme të flokëve:

  • Temperaturë e lartë
  • Humbje ekstreme e peshës
  • Një shqetësim madhor

Si mund t’a shmangim rënien e flokëve?

Ka gjëra që mund të bëni për të parandaluar rënien e mëtejshme të flokëve. Mos i stiloni me modele që do të dëmtojnë gjëndrat tuaja të flokëve.

Produktet dhe mjetet e stilimit gjithashtu janë fajtore për rënien e flokëve:

  • Tharësia e flokëve
  • Boja e flokëve
  • Pjasteri
  • Masha e flokëve

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!