Home Këshilla Cila eshte rutina perfekte per lëkurë të yndyrshme?

Cila eshte rutina perfekte per lëkurë të yndyrshme?

by Xh D

Qëllimi kryesor i kujdesit të lëkurës së yndyrshme është të largohet sebumi i tepërt nga lëkura. Një nga gabimet më të zakonshme është larja e shpeshtë e lëkurës dhe largimi i tërësishëm i yndyrës. Kujdesi ndaj lëkurës së yndyrshme nuk nënkupton eliminimin e tërësishëm të yndyrës, nëse e bëni lëkurën të thatë duke përdorur sapun të ashpër dhe pastrues të fytyrës atëherë lëkura do të prodhojë edhe më shumë yndyrë. Lëkura e yndyrshme ka disa rregulla të saja: formula e duhur, përbërësit dhe produktet e duhura për të shmangur shkëlqimin si dhe për të parandaluar aknet.

Zakonisht, lëkura e yndyrshme ka pore më të gjëra si dhe është më e prirur për akne.

Rutina e kujdesit të lëkurës së yndyrshme çfarë përmban dhe çfarë produktesh sugjerohen?

1.Pastrues:

Filloni me pastrues fytyre sugjerohet të jetë sapun organik me përbërës 100% të certifikuar i cili përshtatet me lëkurën tuaj. Zgjidhni një pastrues që përmban acid salicilik, dhe redukton prodhimin e tepërt të sebumit.

2.Hidratues/ Krem rigjenerues

Hapi i dytë i rutinës tuaj për kujdesin e lëkurës është i domosdoshëm. Zgjidhni një krem hidratues/ rigjenerues që përshtatet me lëkurën tuaj dhe që i ofron dhe i dhuron lëkurës kujdesin që i nevojitet. Produktet organike ofrojnë rezultate me efektive për problematikat tuaja të lëkurës, depërtojnë thellë në lëkurë dhe përthithen lehtësisht nga lëkura.

3.Maska e fytyrës:

Përdorni maska fytyre që përmbajnë ingredientë me ekstrakte bimore dhe shtazore dhe të cilat i ofrojnë lëkurës kujdesin që i nevojitet dhe i ofrojnë zgjidhje problematikës të lëkurës. (Ndryshe nga produktet jo-organike të cilat dëmtojnë lëkurën, shkaktojnë irritime/ skuqje në lëkurë.

Cilat janë produktet që ne ju sugjerojmë për ti bërë pjesë të rutinës tuaj?

HAPI 1: LARJA E FYTYRËS/ SAPUNI ORGANIK LAVA SOAP

Lava Soap është një produkt 100% organik, me një formulë të veçantë që mund të përdoret nga të gjithë. Produkti zgjat 4-5 muaj përdorim. Veprimin e tij kryesor e ka në balancimin e yndyrës në fytyrë, duke qenë se është një nga zonat ku kjo substancë prodhohet më tepër. Është ideal për lëkurat me tendencë akneike, pasi ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre.  Baza e Lava Soap është qumështi i dhisë i cili është i pasur me acide yndyrore të cilat hidratojnë lëkurën dhe i dhurojnë asaj shkëlqim.Gjithashtu është i pasur me vitamina A, E dhe minerale si fosfori, kalciumi magnezi zinku apo soda e bukës. Një kokteil i përditshëm aromash vlerash dhe shëndeti për fytyrën tuaj.

HAPI 2: KREMI RIGJENERUES / REPARANDO/ KREM RIGJENERUES

Sugjerohet që rutinë tuaj ti shtoni një krem që është multifunskional 7 në 1.Një krem i mirë duhet të jetë i pasur me vitamina, proteina dhe minerale të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Falë përbërësve organik, si gjalpi i dhisë depërton në 8 shtresa të sipërfaqes së lëkurës. REPARANDO e mban lëkurën tuaj të hidratuar, të mbrojtur dhe rigjeneron lëkurën nga një sërë faktorësh të jashtëm që ndikojnë fytyrën tuaj çdo ditë. Kremi ka në përmbajtje përbërës organik si: Gjalpi i dhisë, gjalpi shea, kalendula, trumza, sherebela, bari i pezmit dhe produkte blete. REPARANDO është formuluar me përbërës që hidraton lëkurën në thellësi.  

HAPI 3: MASKA E FYTYRËS/ LAVA SOAP (Përdoret si maskë trupi gjithashtu)

Produktet organike janë multifunksionale dhe përbërësit që disponojnë me ekstrakte bimore dhe shtazore i ofrojnë lëkurës rezultate unike. Produkti LAVA SOAP përdoret si maskë dhe si larës. Sugjerohet që ta shkumoni fytyrën me sapunin dhe ta lini të qëndrojë në lëkurë për 3-5 minuta, mëpas shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë mund ta përdorni për fytyrën dhe për trupin 1 herë në javë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!