Home Këshilla Cila është rutina perfekte për lëkurë mikse?

Cila është rutina perfekte për lëkurë mikse?

by Xh D

Nëse keni probleme me përcaktimin e një lloji lëkure për ju, atëherë me siguri keni lëkurë mikse. A është lëkura juaj e thatë në zona të caktuara, ndërsa në disa të tjera me yndyrë? Atëherë keni lëkurë mikse dhe ajo karakterizohet nga yndyrosja në zonën T që kalon mes përmes fytyrës në ballë, hundë mjekërr dhe faqe. Ndërsa lëkura e thatë zakonisht zhvillohet në pjesën tjetër të lëkurës.Kujdesi ndaj lëkurës mikse nuk nënkupton eliminimin e tërësishëm të yndyrës, nëse e bëni lëkurën të thatë duke përdorur sapun të ashpër dhe pastrues të fytyrës atëherë lëkura do të prodhojë edhe më shumë yndyrë. Lëkura e mikse ka disa rregulla të saja: formula e duhur, përbërësit dhe produktet e duhura për të shmangur shkëlqimin si dhe për të parandaluar aknet.

Rutina e kujdesit të lëkurës mikse çfarë përmban dhe çfarë produktesh sugjerohen?

1.Pastrues:

Filloni me pastrues fytyre sugjerohet të jetë sapun organik me përbërës 100% të certifikuar i cili përshtatet me lëkurën tuaj. Zgjidhni një pastrues që përmban acid salicilik, dhe redukton prodhimin e tepërt të sebumit.

2.Hidratues/ Krem rigjenerues

Hapi i dytë i rutinës tuaj për kujdesin e lëkurës është i domosdoshëm. Zgjidhni një krem hidratues/ rigjenerues që përshtatet me lëkurën tuaj dhe që i ofron dhe i dhuron lëkurës kujdesin që i nevojitet. Produktet organike ofrojnë rezultate me efektive për problematikat tuaja të lëkurës, depërtojnë thellë në lëkurë dhe përthithen lehtësisht nga lëkura.

3.Maska e fytyrës:

Përdorni maska fytyre që përmbajnë ingredientë me ekstrakte bimore dhe shtazore dhe të cilat i ofrojnë lëkurës kujdesin që i nevojitet dhe i ofrojnë zgjidhje problematikës të lëkurës. (Ndryshe nga produktet jo-organike të cilat dëmtojnë lëkurën, shkaktojnë irritime/ skuqje në lëkurë.

Cilat janë produktet që ne ju sugjerojmë për ti bërë pjesë të rutinës tuaj?

HAPI 1: LARJA E FYTYRËS/ SAPUNI ORGANIK LAVA SOAP

Lava Soap është një produkt 100% organik, me një formulë të veçantë që mund të përdoret nga të gjithë. Produkti zgjat 4-5 muaj përdorim. Veprimin e tij kryesor e ka në balancimin e yndyrës në fytyrë, duke qenë se është një nga zonat ku kjo substancë prodhohet më tepër. Është ideal për lëkurat me tendencë akneike, pasi ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre.  Baza e Lava Soap është qumështi i dhisë i cili është i pasur me acide yndyrore të cilat hidratojnë lëkurën dhe i dhurojnë asaj shkëlqim. Gjithashtu është i pasur me vitamina A, E dhe minerale si fosfori, kalciumi magnezi zinku apo soda e bukës. Një kokteil i përditshëm aromash vlerash dhe shëndeti për fytyrën tuaj.

HAPI 2: KREMI RIGJENERUES / REPARANDO/ KREM RIGJENERUES

Sugjerohet që rutinë tuaj ti shtoni një krem që është multifunskional 7 në 1.Një krem i mirë duhet të jetë i pasur me vitamina, proteina dhe minerale të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Falë përbërësve organik, si gjalpi i dhisë depërton në 8 shtresa të sipërfaqes së lëkurës. REPARANDO e mban lëkurën tuaj të hidratuar, të mbrojtur dhe rigjeneron lëkurën nga një sërë faktorësh të jashtëm që ndikojnë fytyrën tuaj çdo ditë. Kremi ka në përmbajtje përbërës organik si: Gjalpi i dhisë, gjalpi shea, kalendula, trumza, sherebela, bari i pezmit dhe produkte blete. REPARANDO është formuluar me përbërës që hidraton lëkurën në thellësi.  

HAPI 3: MASKA E FYTYRËS/ LAVA SOAP (Përdoret si maskë trupi gjithashtu)

Produktet organike janë multifunksionale dhe përbërësit që disponojnë me ekstrakte bimore dhe shtazore i ofrojnë lëkurës rezultate unike. Produkti LAVA SOAP përdoret si maskë dhe si larës. Sugjerohet që ta shkumoni fytyrën me sapunin dhe ta lini të qëndrojë në lëkurë për 3-5 minuta, mëpas shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë mund ta përdorni për fytyrën dhe për trupin 1 herë në javë.

MERIDIEM/ SPRAJ KREM HIDRATUES

Shumëllojshmëria e bimëve, vitaminave dhe mineraleve që MERIDIEM bën bashkë janë çelësi i veprimit të tij ekselent mbi ju. Fytyra do të fitojë një efekt shkëlqyes menjëherë, për shkak të përmbajtjes së vitaminës A dhe C të cilat luftojnë radikalet e lira dhe ushqejnë barrierat e saj. Vitamina E që është një tjetër përbërës me veti të thella hidratuese e rigjeneruese do t’a lërë fytyrën tuaj të butë e të mbrojtur edhe nëse vuani nga irritimet. MERIDIEM është një produkt i testuar dhe i aprovuar nga dermatologët për ruajtjen e elasticitetit të fytyrës, prodhimin e kolagjenit dhe reduktimin e inflamacionit.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!