Home Këshilla Çfarë po e dëmton lëkurën tuaj?

Çfarë po e dëmton lëkurën tuaj?

by Xh D

E kush nuk do të donte një fytyrë të pastër? Epo kjo nuk është shumë e vështirë të arrihet, mjafton një kujdes i mirë rutinor dhe ja hodhët. Ama veç kujdesit rutinor duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe kundrejt zakoneve që me siguri po i shkaktojnë dëme fytyrës tuaj. Ja për çfarë bëhet fjalë:

  • Larja e shpeshtë

Në zakonet rutinë të kujdesit sigurisht bën pjesë edhe larja e fytyrës, por me këtë të fundit nuk duhet tepruar. Larja e shpeshtë mund të shkaktojë tharje të lëkurës së fytyrës dhe sigurisht prishje të balancës së saj.

  • Fjetja me make- up

Nuk besojmë të jetë ende e nevojshme t’ju tregojmë se sa shumë e rëndësishme është që ta pastroni mirë make- up- in përpra se të flini.

  • Telefoni celular

Telefoni celular përmban mikrobe të pafundme, dhe për fat të keq ai ka kontakt të drejtëpërdrejtë me lëkurën e fytyrës. Pëpiquni që ta pastroni gjithmonë celularin tuaj përpara se ta vendosni në vesh.

  • Neglizhimi me kremin mbrojtës

Sidomos në këtë periudhë në të cilën dielli është më i fortë përpiquni që të mos e ndani përdorimin e kremit mbrojtës. Rrudhat, qukat dhe çdo gjë tjetër mund të shkaktohen edhe nga dielli.

  • Mos pastrimi i furçave

Nëse përdorni make- up është shumë e rëndësishme që të pastroni në mënyrën më të mirë të mundshme furçat e aplikimit të tij. Bakteret që mund të fshihen në furçën e pa pastruar të make- up- it ndodh ë jenë shkaktari i të gjithë problemeve që ju mund të keni me fytyrën.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!