Home Këshilla Çfarë lloj lëkure keni? Si ta dalloni?

Çfarë lloj lëkure keni? Si ta dalloni?

by admin

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në zgjedhjen e rutinës për kujdesin e lëkurës është të njohësh llojin tënd të lëkurës. Kështu që, nëse jeni ende të pasigurtë së cilës kategori i përkisni, përdorni një pecetë e letre.
Lajeni fytyrën me një larës të butë duke hequr të gjitha papastërtitë, yndyrnat apo makeup-in. Thajeni butësisht me anë të një peshqiri, lëreni ashtu për të paktën një orë dhe evitoni prekjen e fytyrës gjatë kësaj kohe. Më pas, merrni një pecetë prej letre dhe mundohuni të mbuloni me të çdo pjesë të lëkurës.


Rezultatet?!
1- Nëse në pecetë nuk ka asnjë shenjë yndyre dhe lëkura juaj duket në përgjithësi e shëndetshme, atëherë urime, ju keni lëkurë normale!


2- Nëse në pecetë nuk ka asnjë shenjë yndyre, por fytyra juaj ndihet kompakte dhe vështirë të lëvizet atëherë ju keni lëkurë të thatë.
3- Nëse në pecetë ka shenja yndyre dhe lëkura juaj shkëlqen, sidomos në hundë, ballë dhe faqe, ju keni fytyrë të yndyrshme
4- Ju keni lëkurë mikse nëse shihni yndyrë në zonën T (balli, hunda dhe mjekra) ndërsa pjesët e tjera të fytyrës janë të thata.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!