Home Flokët Çfarë e shkakton zbokthin dhe si ta eleminoni?

Çfarë e shkakton zbokthin dhe si ta eleminoni?

by Xh D

Çfarë është zbokthi?

Zbokthi lidhet me dermatitin Seborrheik , i cili shkakton kruajtje dhe thatësirë, por shfaqet vetëm në lëkurën e kokës. Është aq e zakonshme sa prek gjysmën e popullsisë globale. Shumica e njerëzve fokusohen vetëm tek thatësira që krijohet në skalpin e tyre dhe problemin e kruajtjes e anashkalojnë por sugjerohet që fokusi të jetë dje tek kruajtja e kokës që shkaktohet.

Pra, çfarë po përpiqet t’ju tregojë saktësisht skalpi juaj i irrituar? Lexoni mbi simptomat më të zakonshme të zbokthit dhe mënyrat për ta bërë skalpin tuaj të shëndetshëm përsëri.

Cilat janë simptomat?

Thatësia tek skalpi, kruarja krijimi i luspave janë simptomat kryesore të zbokthit. Zbokthi zakonisht grumbullohet në pjesën e flokëve dhe mbi supet tuaja, shpesh përkeqësohet gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kur ajri është i thatë.

Simptomat shtesë mund të përfshijnë:

  • Njolla të kuqe në lëkurën e kokës
  • Zbokth i vetullave
  • Rënia e flokeve
  • Zbokth në lëkurën e fytyrës

Si të bëni dallimin midis zbokthit dhe skalpit të thatë?

Mund ta keni të vështirë të kryeni dallimin midis zbokthit dhe lëkurës së thatë të kokës, pasi të dyja mund të shfaqen në mënyrë të ngjashme. Të dyja mund të shkaktojnë zbokth dhe një ndjesi kruajtjeje në skalpin tuaj.

Por ndërsa zbokthi lidhet me dermatitin seborrheik, skalpi i thatë lidhet thjesht me humbjen e tepërt të ujit nga lëkura juaj. Kjo mund të ndodhë kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje dhe nuk hidratoheni mjaftueshëm.

Por, mund të ndodhë edhe nga disa produkte flokësh që mund të përdorni në lëkurën e kokës, të cilat mund të zhveshin skalpin tuaj nga vajrat e tij natyralë dhe kanë përmbajtje kimikatesh duke shkaktuar thatësi në scalp. Nëse jetoni në një klimë të ftohtë dhe të thatë, mund të jeni gjithashtu më të prirur ndaj një skalpi të thatë.

Trajtimi i një skalpi të thatë zakonisht përfshin trajtimin me produkt 100% organike të cilat do të ndihmojnë në hidratimin e skalpit tuaj dhe do të eleminojnë zbokthin.

Nga studimet që janë kryer brandi SKIN NOVIS ka krijuar produktin ideal me formulë revolucionare për të frenuar eleminuar zbokthin dhe për të hidratuar skalpin e kokës. Testuar dermatologjikisht. Rezultatet do të shihen në mënyrë graduale duke filluar që në javën e tretë. Me përdorimin e këtij produkti gjithashtu mund të luftoni infeksionet në scalp të cilat shkaktojnë dëmtim të folikulës. Mund ta aplikoni në pjesën e mjekrës gjithashtu do të ushqejë flokët, qimet e mjekrës dhe do të ndihmojë në rigjenerimin e tyre. Nëse keni probleme me rënien e flokëve, falë përbërësve që produkti ka do të parandalojë rënien e flokëve dhe do të nisi daljën e flokëve të reja duke i bërë më të shëndetshëm.

Falë përbërsëve 100% organik te certifikuar produkti përmban këto ingredient dhe do të zbulojmë se cilat jane benefitet që do të kenë në lëkurën dhe flokët tuaj:

  • Hithra: Është ideale per t’u përdorur për flokët dhe për shumë problematika që lidhen me skalpin e kokës. Ndihmon në stabilizimin e flokëve të yndyrshëm, flokëve të thatë dhe eleminon zbokthin. Gjithashtu kujdeset për flokët dhe skalpin për t’i trajtuar në mënyrë që të jenë të shëndetshëm. Hithra përmban antioksidantë, vitaminë C që shërbejnë si një mburojë për të mbrojtur flokët tuaj nga dëmtimi. Trajton rënien e flokëve, për shkak të vetive anti-inflamatore dhe antioksidante që përmban mbron skalpin nga dëmtimet dhe stimulon daljen e flokëve të reja. Redukton, eleminon zbokthin, skalpinn e irrituar dhe e hidraton duke i dhuruar hidratim skalpit dhe duke eleminuar zbokthin. Njëkohësisht është e pasur me minerale si hekuri, magnezi dhe zinku që ndihmojnë në kujdesin e folikulës së flokëve duke bërë që flokët të jenë më të shëndetshëm dhe të rigjeneruar.
  • Bima e bishtit të kalit stimulon rritjen e flokëve për shkak të vetive të tij antioksiduese dhe anti-inflamatore. Bishti i kalit përmban selen dhe silicë të cilat janë disa nga arsyet pse kjo bimë shërben si një përbërës i shkëlqyer për shëndetin e flokëve dhe rritjen e flokëve. Ndihmon në qarkullimin e gjakut, përmirëson skalpin dhe folikulat e flokëve. Redukton zbokthin dhe ndihmon që flokët të rriten në mënyrë të shëndetshme.
  • Mentja është një përbërës i mirë antiseptik i cili ka veti të pafundme. Mentja jo vetëm që mund t’i dhurojë magji koktejeleve, por ka edhe përfitime të mrekullueshme bukurie, të cilat do t’ju ndihmojnë të kujdeseni për lëkurën dhe flokët tuaj. Kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve, mentja njihet për nxitjen dhe rritjen së flokëve dhe reduktimin e rënnies së flokëve. Konsiderohet përbërësi perfekt që të gjithë kemi nevojë të kemi produkte që e kanë në përmbajtje këtë ingredient. Ky përbërës është i pasur me veti anti fungale që trajton problematikat e skalpit sidomos zbokthin. Kujdeset dhe parandalon bakteret ose infeksionet që mund të krijohen ne skalp.

—————-

Të gjithë keta përbërës, do t’i gjeni vetëm në 1 krem të vetëm i cili do të kujdeset për lëkurën dhe flokët tuaj. I pasur me vitaminë A,  kompleksin e vitaminave B, E, C, D, minerale si selen, zink, hekur dhe magnez dhe e dendur në makronutrientë, veçanërisht në proteina. Ka përmbajtje të flavonoideve dhe fenoleve të cilat veprojnë si antioksidantë të fuqishëm kundër radikaleve të lira.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!