Home Këshilla Çfarë e shkakton qafën e varur dhe cilat janë ushtrimet që sugjerohen për t’a eleminuar?

Çfarë e shkakton qafën e varur dhe cilat janë ushtrimet që sugjerohen për t’a eleminuar?

by admin

Çfarë e shkakton qafën e varur (double chin)?

Qafa e varur, e njohur gjithashtu si dhjamë submental, është një gjendje e zakonshme që ndodh kur një shtresë yndyre formohet nën mjekrën tuaj. Shpesh shoqërohet me shtim në peshë, por nuk keni pse të jeni mbipeshë për ta pasur një të tillë. Gjenetika ose lëkura më e lirshme që rezulton nga plakja gjithashtu mund të shkaktojë gushën e varur.

Ushtrimet

Nuk ka ndonjë provë shkencore që ushtrimet eleminojnë gushën e varur, po ka disa ushtrime që ndihmojnë në forcimin dhe tonifikimin e muskujve dhe lëkurës në zonën e mjekrës. Përsëritini ushtrimet 10-15 herë në ditë.

Ushtrimi i parë

1. Anoni kokën mbrapa dhe shihni drejt tavanit.
2. Shtyni nofullën e poshtme përpara për të ndjerë një shtrirje nën mjekër.
3. Mbajeni nofullën në këtë pozicion për disa sekonda (numëroni deri në 10).
4. Relaksoni nofullën dhe kthejeni kokën në pozicion normal.

Ushtrimi i dytë

1. Vendosni një top të vogël nën mjekër,
2. Shtyni mjekrën poshtë drejt topit (përsëriteni për 25 herë/ditë).

Ushtrimi i tretë

1. Me kokën e anuar prapa, shihni tavanin.
2. Shtrijini buzën sikur po puthni tavanin për të shtrirë muskujt nën mjekër.
3. Ndaloni dhe drejtoheni kokën në pozicion normal.

Ushtrimi i katërt

1. Duke parë drejt, nxirrni gjuhën sa më shumë që të mundeni.
2. Ngrini gjuhën lart dhe drejt hundës.
3. Mbajeni për 10 sekonda dhe pastaj lirojeni.

Ushtrimi i pestë

1. Zhvendosni kokën mbrapa dhe shihni tavanin.
2. Shtypni gjuhën në qiellzën e gojës. Mbajeni për 5-10 sekonda dhe lirojeni.

Ushtrimi i gjashtë

1. Zhvendosni kokën mbrapa dhe shihni tavanin.
2. Kthejeni kokën në të djathtë.
3. Rrëshqitni nofullën e poshtme përpara. Mbajeni për 5 deri në 10 sekonda dhe lirojeni.
4. Përsërisni procesin në krahun tjetër.

Ndikimi i dietës ushqimore dhe ushtrimeve fizike

1. Hani katër porcione perime çdo ditë.
2. Hani tre porcione fruta çdo ditë.
3. Konsumoni drithëra të plota.
4. Shmangni ushqimet e përpunuara.
5. Hani yndyrna të shëndetshme, si vaji i ullirit, avokado dhe arra.
6. Shmangni ushqimet e skuqura.
7. Ulni sasinë e konsumit të sheqerit.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!