Home Mirëqenia Çfarë duhet të veshësh, që të marrësh vallen si duhet?

Çfarë duhet të veshësh, që të marrësh vallen si duhet?

by E Ll

Veshja për dasmë është gjithmonë e mbushur me konsiderata dhe kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për dasmat në natyrë, ku moti dhe terreni ndikojnë në veshje. Umm normal ! Por duhet të zgjedhësh diçka që është e lehtë për të ecur në bar, zhavorr, gurë, dru etj. Takat e larta, për fat të keq, duhet t`i lësh në shtëpi.

Më poshtë gjen disa rekomandime që të bëjnë të dukesh bukur dhe të ofrojnë më shumë stabilitet.

Sandale të zbukuruara

Ky lloj sandalesh të sheshta janë si bizhuteri për këmbët. Duken edhe të shtrenjta!

Janë aq të sheshta saqë mund të të mbajnë qëndrueshëm edhe në rërë, për një ceremoni në plazh për shembull.  

Plus, mund ti veshësh dhe herë të tjera gjatë verës.

Sandale me takë

Nëse dëshiron të investosh në një palë taka të duhura, ky stil është një mundësi e bukur dhe praktike. Taka nuk është e lartë por ka elegancën e duhur.

Sandale me takë dhe me ngjyrë

Këto sandale dhe të tjera të këtij tipi e çojnë veshjen në një nivel tjetër. Pak mbushje në shtratin e këpucës dhe rripi i rregullueshëm i kyçit e mban këmbën kompakte dhe në mënyrë të sigurt.

Ortopedike

Për sa i përket stilit veror, është e vështirë të mposhtësh ortopediket. I frymëzuar nga baleti, ky stil është i rehatshëm për tu veshur dhe për të qëndruar në rehati.

Janë të lezetshme dhe komode.  

Takë dhe rripa

Këto sandale të veçanta vijnë me një kombinim të stilit gladiator të dikurshëm dhe modernes së sotshme. Përshaten me lookun e verës në çdo aspekt të mundshëm. Rripat e zgjatur i japin veshjes një pamje elegante dhe të kuruar.

Xixa

Nëse dasma është teknikisht jashtë, por e di që do të jesh në sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë  gjatë gjithë kohës, asnjëherë nuk është gabim të veshësh një palë taka me shkëlqim që sigurisht mund të vishen dhe në raste të tjera. Për një takim, për një të dalë vonë me vajzat  … etj, sepse janë të lehta për të ecur dhe sigurisht për të kërcyer Tumankuqen!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!