Home Këshilla Çfarë dëmi i bën kondicioneri lëkurës suaj?

Çfarë dëmi i bën kondicioneri lëkurës suaj?

by Xh D

Përdorimi i kondicionerit ul lagështirën e ajrit dhe me kalimin e kohës, kjo gjë ul lagështirën e lëkurës suaj dhe e than atë. Lëkura e dehidratuar, si rezultat i faktit që epidermës i hiqet lagështia, është më pak elastike dhe mund të jetë më e acaruar.

Trupi humbet aftësinë për të prodhuar djersë kur jeni në një dhomë me ajër të kondicionuar. Kjo çon në humbje të konsiderueshme të lagështis. E gjitha kjo mund të shkaktojë rrudha dhe vija të holla, të cilat me kalimin e kohës bëhen më të ekzagjeruara.

Qëndrimi për periudha të gjata në dhoma me ajër të kondicionuar mund ta bëjë lëkurën që të humbasë ngadalë fuqitë rigjeneruese. Kur kaloni nga një dhomë e tillë në një vend me ajër më të ngrohtë, lëkura është “e hutuar” dhe “e stresuar” sepse po lufton për të përballuar ndryshimin e mjedisit.

Çfarë mund të bëni:

1. Përdorni produkte që mbajnë ujë, si glicerinë, acid hialuronik për të rivendosur ekuilibrin e ujit në lëkurë.

2. Përdorni krem hidratues për duart dhe trupin.

3. Rivendosni kremin e diellit para se të dilni jashtë.

4. Pini shumë ujë gjatë ditës.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!