Home Lëkura Aknet në shpinë: Pse shfaqen dhe si të shpëtosh prej tyre?

Aknet në shpinë: Pse shfaqen dhe si të shpëtosh prej tyre?

by E Ll

Aknet e shpinës mund të jenë të pakëndshme, por ka disa gjëra që mund të bësh për t`i pastruar ato.

Fytyra është një vend i zakonshëm për puçrrat. Por nuk është vendi i vetëm ku mund të shfaqen ato. Aknet mund të formohen në çdo pjesë të trupit ku ka gjëndra që sekretojnë vaj ose folikula të flokëve, përfshirë shpinën, gjoksin dhe shpatullat.

Aknet e shpinës – ndonjëherë të referuara si “bacne” – mund të jenë veçanërisht shqetësuese.

Aknet e shpinës prekin më shumë njerëz se aknet e fytyrës.

Çfarë janë saktësisht aknet e shpinës?

Aknet e shpinës janë rezultat i një akumulimi të qelizave të vdekura të lëkurës dhe yndyrës (sebum) brenda poreve në lëkurë, të kombinuara me një rritje të tepërt të një bakterie të zakonshme të lëkurës, Cutibacterium acnes, e cila shkakton një përgjigje inflamatore,” – thotë Kara Shah, MD , dermatologe e përgjithshme dhe pediatrike e certifikuar nga bordi i Dermatologjisë i Kenwood në Cincinnati.

Aknet në shpinë dhe shpatulla zakonisht lidhen me aktivitete sportive që shkaktojnë djersitje të shtuar dhe fërkime nga veshjet. Dhe kështu një gjendërr formon një seri puçrrash.

4 hapa që mund të ndjekësh për të mbajtur nën kontroll aknet në shpinë

Jo gjithmonë mund t`i kontrollosh aknet e shfaqura, sepse faktorët kryesorë që shkaktojnë formimin e tyre janë jashtë kontrollit vetjak.

Përdor produkte organike

Shpesh herë, pa qenë totalisht të vetëdijshëm, produktet që përdorim na ndikojnë në shëndetin e lëkurës. Ekzistojnë një mori e gjerë shamposh që kanë në përbërje elementë që mund të jenë potencialisht të dëmshëm. Gjithsesi ky shqetësim merr fund nëse përdor LAVA SOAP. Ky sapun është 100% organik. Ideal për lëkurat e yndyrshme. Ndihmon me përtharjen e akneve. I pasur me vitaminat A, E dhe minerale si fosfor, kalcium, magnez dhe zink. Mund të përdoret në shpinë, kraharor dhe në fytyrë për të reduktuar aknet bezdisëse.

Duke klikuar më poshtë mund të zbulosh më shumë hollësi:

POROSIT TANI LAVA SOAP 100% ORGANIK

Shmang disa ilaçe

Disa ilaçe, përfshirë androgjenet dhe litiumin, dihet se rrisin shanset për të zhvilluar akne. Nëse merr ndonjë nga këto ilaçe, bisedo me mjeken për trajtime të mundshme alternative.

Elimino presionin në shpinë

Çdo gjë që rezulton në rritjen e djersitjes dhe fërkimit në shpinë mund të shkaktojë puçrra në shpinë. Kështu që trego kujdes!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!