Home Këshilla AKNET në ballë – Si të trajtojmë në mënyrë natyrale?

AKNET në ballë – Si të trajtojmë në mënyrë natyrale?

by admin

Aknet janë një ndër problematikat më kryesore të lëkurës, që vihen re tek adoleshentët. Ka raste kur aknet shfaqen dhe tek personat e rritur. 3 nga 4 njerëz në botë janë të prekur nga aknet, nga mosha 11-30 vjeç.

Grumbullimi i yndyrës dhe qelizave të vdekura të lëkurës në folikujt e qimeve çon në shfaqjen e: akneve cistike, akneve postule, ato papule dhe pikat e zeza apo të bardha.

Aknet shfaqen më së shumti në fytyrë, në ballë, në shpatulla, në kurriz dhe në kraharor, pasi këto janë zonat e lëkurës që kanë më shumë gjëndra yndyrore.

Cilët janë faktorët që çojnë në shfaqjen e akneve?

Faktorët: Prodhimi i shtuar i yndyrës

Bllokimi i folikujve të qimeve me yndyrë dhe qeliza të vdekura të lëkurës

Bakteret

Proçeset inflamatore

Shkaktarët: Ndryshimet hormonale – androgjenët janë hormone, nivelet e të cilëve rriten gjatë adoleshencës. Rritja e tyre shkakton shtim të gjëndrave yndyrore dhe shtim të sasisë së yndyrës që prodhohet nga to.

Medikamente – kortizonikët, testosteroni dhe litiumi mund të jenë shkak i formimit të akneve.

Dieta – ushqimet e pasura me karbohidrate, mund të përkeqësojnë aknet.

Stresi – nuk shkakton shfaqjen e akneve, por nëse ju i keni mund t’i përkeqësojë ato.

Ndikim më të pakët në shfaqjen e akneve kanë: Ushqimet e yndyrshme dhe çokollatat. Higjiena. Produktet e papërshtatshme kozmetike.

Si t’i trajtojmë aknet në ballë? Prania e akneve në fytyrë është diçka tepër stresuese, sidomos për adoleshentët.

Trajtimi i akneve është një proces i vështirë, që kërkon kohë dhe durim, por nuk është i pamundur. Përpara se të shkojmë tek mjeku dermatolog, të gjithë ne përpiqemi ta zgjidhim problemin vetë, në shtëpi, me produkte që i disponojmë.

Trajtime alternative për aknet

Më poshtë do listojmë disa produkte të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve:

Kalendula organike, ndihmon zhvillimin natural të lëkurës së shëndoshë. Shëron çdo acarim të lëkurës suaj.

Qumështi i dhisë ka veti antibakteriale të cilat i mbajnë poret e pastra

Mentja ka efekte të mahnitshme në zbutjen e lëkurës së irrituar dhe jep një freski të qëndrueshme

Vaji i ullirit ka efekt antinflamator natyral që mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, të tilla si puçrat apo aknet

Çfarë ju rekomandojmë?

Brandi 100% Shqiptar i biokozmetikës moderne SKIN NOVIS ka krijuar një sapun efikas për trajtimin e akneve, LAVA SOAP!

Ky sapun ka për qëllim ta bëjë më të lehtë jetën e njerëzve që kanë akne. Le ta pranojmë që nuk kemi kohë të përgatisim përzierje ose maska në shtëpi, ose kemi kohë por nuk kemi të gjithë përbërësit e nevojshëm, prandaj na duhet një “armë” rezervë.

Kura që duhet të përdorni kundër akneve,

LAVA SOAP

Përmban:
1) Acid salicilik i cili ul inflamacionin, largon pikat e zeza duke i hapur poret
2) Acid benzoik që vret bakteret, ndalon prodhimin e sebumit Sulfur- antibakterial
3) Bimën e rigonit e njohur për vetitë e forta antibakteriale

4) Vitamina A- retinoide, të cilat hapin poret dhe ndihmojnë në pastrimin e lëkurës

Si të veproni:
Lajeni fytyrën 2 herë në ditë me sapun
Mos e prekni me duar gjatë ditës dhe largojini flokët nga fytyra
Përdorni make-up që nuk i bllokon poret e lëkurës
Mos i prekni aknet që janë në lëkurë
Lajeni fytyrën para se të flini
Përdorni krem rigjenerues

Për ta porositur klikoni këtu

Sapuni kushton 20€ dhe zgjat për një periudhë 3-4 mujore!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!