Home News Agjencitë e inteligjencës amerikane “zihen për tokë”.

Agjencitë e inteligjencës amerikane “zihen për tokë”.

by E Ll

Nëse e gjithë situata me emrin e shumëdëgjuar COVID-19 do ishte tokë, agjencitë e inteligjencës kanë diçka për të thënë në lidhje me të.  Agjencitë u udhëzuan nga Presidenti amerikan Joe Biden të raportonin mbi origjinën e mundshme të virusit, por nuk mund të arrinin në një përfundim.

Çuditërisht, ranë dakord se virusi vdekjeprurës për miliona njerëz nuk është ” shpikur si armë biologjike”. Ka të ngjarë të mos jetë i gjeneruar gjenetikisht, por mund të ketë origjina të tjera.

Agjencitë kishin dy hipoteza të mundshme:

1. Virusi ka ardhur nga ekspozimi natyror ndaj një kafshe të infektuar më parë.

2. Virusi mund të ketë rezultuar nga një incident laboratorik.

Disa analistë i peshuan të dyja hipotezat të mundshme në mënyrë të barabartë, ndërsa të tjerë i dhanë avantazh një hipoteze të veçantë.

Gjithashtu u tha se “nuk do mund të jenë në gjendje të japin një shpjegim më përfundimtar për origjinën e COVID-19” nëse nuk dalin informacione ose prova të reja.

Organizata Botërore e Shëndetit dërgoi një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë në Wuhan për të studiuar origjinën e virusit në janar për 28 ditë, por ai raport u kritikua për përfshirjen e Pekinit dhe mungesën e informacionit të papërpunuar.

Shkencëtarët e OBSH -së kanë thënë se kishin nevojë për studime dhe informacione të mëtejshme por që projekti kishte ngecur. Në një deklaratë të kohëve të fundit ata shtuan se dritarja e mundësive për studime të mëtejshme po mbyllej.

Presidenti Joe Biden u kërkoi agjencive të inteligjencës amerikane që të hetojnë nëse pandemia COVID-19 filloi natyrshëm apo nga një rrjedhje laboratori. Deri më tani, ata nuk kanë një përgjigje të prerë.

Biden kritikoi zyrtarët kinezë për parandalimin e qasjes në informacionin kryesor në lidhje me origjinën e pandemisë.

“Informacioni kritik në lidhje me origjinën e kësaj pandemie ekziston në Republikën Popullore të Kinës, por që në krye të herës zyrtarët qeveritarë në Kinë kanë punuar për të parandaluar që hetuesit ndërkombëtarë dhe anëtarët e komunitetit global të shëndetit publik të kenë qasje në të,”

–tha Biden në një deklaratë lëshuar të premten.

Ai shtoi se SHBA do të vazhdojë të përpiqet të “gjurmojë rrënjët e këtij shpërthimi që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe vdekje në të gjithë botën”.

Deri tani në nivel global numërohen rreth 218 milionë raste të konfirmuara pozitive të COVID-19 dhe 4.48 milionë vdekje.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!