Home Këshilla A mund të jeni alergjik ndaj make up-it?

A mund të jeni alergjik ndaj make up-it?

by admin

Çfarë ndodh kur produktet tuaja kozmetike janë ato që shkaktojnë lëkurën tuaj të kruhet ose skuqet në vende të ndryshme?

Njohja e një alergjie kozmetike mund të jetë e ndërlikuar, veçanërisht kur jeni gjithashtu i ekspozuar ndaj alergjenëve të tjerë të mundshëm, dhe në momentet që përdorni disa përbërës aktivë në produktet tuaja të kujdesit të lëkurës ose keni një gjendje të mëparshme të lëkurës. Për t’ju ndihmuar të kuptoni nëse produktet tuaja kozmetike po shkaktojnë skuqjen tuaj, në këtë artikull do të gjeni këshilla nga dermatolog dhe alergolog të ndryshëm se si iu sugjerojnë që zbulojni dhe të trajtoni një alergji kozmetike.

Cilat janë shenjat e zakonshme të një alergjie që shkaktohet nga make up-i?

Disa përbërës të produkteve të kujdesit të lëkurës, mund të bëjnë që lëkura juaj të ndjehet e thatë ose e dehidratuar, gjë që mund ta bëjë përcaktimin e problemit të vërtetë një sfidë. Alergjitë duhet të diferencohen nga reagimet e tjera të tilla si acarimi i lëkurës i shkaktuar nga përbërës aktivë.

Një reaksion alergjik nga grimi, shpesh shfaqet si skuqje të kuqe, kruarje dhe mund të shfaqen si flluska në rastet më të rënda (kur janë të infektuara). Skuqja zakonisht ndodh atje ku keni aplikuar përbërjen, megjithëse mund të shfaqet teknikisht kudo që keni pasur kontakt me ekspozimin. Për shumicën, kjo do të thotë që mund të shfaqet tek qepallat dhe lëkura delikate që rrethon sytë, e cila është deri në pesë herë më e hollë se pjesa tjetër e lëkurës në fytyrë.

Kush është më e predispozuar për të pasur një një alergji ndaj make up-eve?

Personat që kanë lëkurë të ndjeshme ose personat që kanë alergji sezonale dhe gjendje të tjera inflamatore të lëkurës janë më sensitiv për të pasur alergji të tilla.

Çfarë përbërësish duhen shmangur?

• Alkoolet: Të cilat gjenden në bojërat për vetulla, lapsat e syve, kremrat hidratues, maskat e fytyrës, buzëkuqët dhe balsamet e buzëve.

• Nikel: Një ndotës i zakonshëm që gjendet në pigmentet që përdoren në hijet e syve, ngjyrat e flokëve, dhe antidjersë.

• Methylisothiazolinone: Ruajtës antibakterialë që gjenden në bojërat e vetullave, sapunët e lëngshëm, pastruesit e fytyrës dhe produkte të tjera të kujdesit personal.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!