Home Këshilla A janë nishanet e tua normale? Çfarë duhet të dish dhe si t`i kontrollosh?

A janë nishanet e tua normale? Çfarë duhet të dish dhe si t`i kontrollosh?

by E Ll

Deri tani shumica prej nesh e di që nuk duhet të largohemi nga shtëpia pa një shtresë kremi dielli të vendosur mbi fytyrë, madje edhe në ditë me re. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi totalisht të sigurt nga shqetësimi për shfaqjen e kancerit të lëkurës. As të famshmit nuk janë të sigurt: Po të kthehemi në 2016, Khloé Kardashian zbuloi se kishte hequr tetë shtresa lëkure vetëm për shkak të një nishani. Ajo i nxiti ndjekësit e saj të mësonin më shumë rreth nishanëve të tyre.

Forma më serioze e kancerit të lëkurës është melanoma, e cila tani është kanceri i shtatë më i zakonshëm në Kanada dhe SH.B.A. Dhe në Kanada, njerëzit e lindur në vitet ’90 kanë një rrezik dy ose tre herë më të madh për të marrë kancer të lëkurës sesa ata që kanë lindur në vitet ’60. Sidoqoftë, kanceri i lëkurës ka një probablitet të lartë shërimi kur kapet herët, kështu që këtu keni disa nga gjërat që duhet të dini.

Tre llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës janë karcinoma e qelizave bazale, karcinoma e qelizave skuamoze dhe melanoma (që është dhe forma më vdekjeprurëse).

Si të kontrollosh nishanet?

Ti mund të kujdesesh për këtë gjë duke kryer një skanim mujor të trupit, gjatë të cilit ; qëndro zhveshur para një pasqyre dhe shiko nga afër lëkurën nga koka te këmbët. Për të kontrolluar pjesën e pasme të trupit, përdor një pasqyrë ose kërko ndihmën e dikujt. E rëndësishme është të kontrollosh edhe skalpin, veshët, midis gishtërinjve dhe këmbëve, çdo vend (edhe ato zona ku nuk hyn dot as dielli ). Pastaj, shëno datën dhe çdo nishan / njollë, duke shënuar vendndodhjen, madhësinë, formën, kufijtë dhe ngjyrën. Çdo muaj kontrollo përsëri. Nëse vëren ndonjë ndryshim ose pikë të re, cakto një takim me mjekun.

Këto janë disa nga shenjat e zakonshme të kancerit të lëkurës:

Karcinomat e qelizave bazale

Shpesh gjendet në zonat e ekspozuara në diell. Mund të duket si një plagë ose puçërr dhe kruhet ose rrjedh gjak. Mund të duket gjithashtu si një pjesë lëkure që ka shkëlqim, ose ka ngjyrë të kuqerremtë ose një vend i ngjashëm me një plagë.

Karcinomat me qeliza skuamoze

Ky lloj i kancerit të lëkurës shpesh gjendet edhe në zonat e ekspozuara ndaj diellit, por ka më shumë të ngjarë të përhapet nëse gjendet në veshë ose buzë. Kërkoni një pamje të ngjashme me lez, një plagë të hapur, një gunga të ngritur me një lëkurë të kuqe, që  mund të  duket si e copëtuar.

Melanoma

Kjo është forma më e rrezikshme sepse përhapet shpejt. Një mjet i dobishëm për të kontrolluar lëkurën tuaj është testi “rosa e shëmtuar”. Shumica e nishaneve duken të ngjashme, kështu që nëse një nishan dallon nga të tjerët, mund të jetë shqetësues.

Gjithashtu mund të kryesh testin me shkronja për të ndihmuar në përcaktimin e një nishani.

Asimetria: A duket njëra anë e nishanit ndryshe nga tjetra?

Kufiri: A është kufiri i parregullt?

Ngjyra: A ka ngjyra / hije të shumta në nishan?

Diametri: A është më i madh se gjashtë milimetra (madhësia e gomës në një laps)?

Evolucioni: A ka ndryshuar?

Nëse i përgjigjesh po ndonjërës prej këtyre pyetjeve, shko për kontroll tek mjeku.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!