Home Mirëqenia A është e qeshura vërtetë ilaçi më i mirë?

A është e qeshura vërtetë ilaçi më i mirë?

by E Ll

Ka një arsye të qëllimshme që prej kohësh në televizor në sfond përdoret ajo e qeshura automatike. Përdoret sepse është ngjitëse. Është shkencërisht e vërtetuar; ka më shumë mundësi të qeshësh me njerëzit e tjerë sesa kur je vetëm. Dhe sa më shumë të qeshura të sjellësh në jetë, aq më e/i lumtur do të ndihesh.

Në fakt në fakt, shumica e të qeshurave nuk vijnë nga dëgjimi i shakave, por thjesht nga kalimi i kohës me miqtë dhe familjen. Nëse qesh duke parë Friends ose The Office, ose shfaqje të tjera që të bëjnë të ndihesh mirë, ka një bonus shtesë në atë të qeshur përveç argëtimit. Ajo qeshje mund të ketë një rol shumë të mirë edhe në shëndet.

Çuditërisht, ashtu si kur teshtitesh ose kur të hapet goja për gjumë ndoshta, edhe të qeshurit është një refleks natyral i njeriut. Megjithëse qëllimi i vërtetë biologjik i të qeshurës mbetet një mister, një studim i botuar në American Journal of Lifestyle Medicine tregon se e qeshura ka shumë përfitime pozitive për ata që e bëjnë rregullisht.

Shumë njerëz e dinë që e qeshura mund të ndihmojë në luftimin e simptomave të ankthit dhe zvogëlimin e efekteve të stresit në mendje dhe trup. Por kërkimet sugjerojnë se ka gjithashtu përfitime shëndetësore fizike.

Ndër të tjera, e qeshura është treguar të rrisë tolerancën ndaj dhimbjes, të zvogëlojë agjitacionin tek pacientët me demencë dhe të forcojë sistemin imunitar.

Në fakt, e qeshura e rregullt është aq e dobishme sa spitalet dhe institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor kanë filluar të përfshijnë terapinë e humorit në programet e tyre për të ndihmuar njerëzit të përballojnë gjithçka, që nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës deri tek kanceri.

Nëse ti vetë nuk ke asnjë kockë në trup që bën humor, për ty e qeshura mund të gjendet tek bota që të rrethon dhe tek situatat e jetës. Qëndrimi në kontakt me njerëzit e dashur, për të ndarë përvojat dhe për të dëgjuar për ditët ose situatat gazmore, mund të të ndezë një të qeshur tamam nga ato që të dalin nga shpirti. Po jetojmë kohëra shumë të çuditshme. Nëse dëshiron të shohësh botën nga një perspektivë më e qetë, pozitive dhe e gëzueshme, e qeshura të duhet shumë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!