Home Këshilla A është e pashëndetshme të përdorësh mikrovalën?

A është e pashëndetshme të përdorësh mikrovalën?

by E Ll

Disa thonë po, disa thonë jo.

Nëse je e/i interesuar të konsumosh një dietë ushqyese dhe të shëndetshme, (ose thjesht të kesh një jetë të shëndetshme) ka disa gjëra që duhet të dish dhe të kesh parasysh në lidhje me mikrovalët.

Së pari, mikrovala nuk është mënyra më e mirë për të konsumuar ushqim të shëndetshëm, sepse në të zakonisht përgatiten vetëm ushqime gjysëm të gatshme.  Por për ngrohjen e ushqimeve të tjera, mikrovala është lehtësi dhe përdorimi me raste nuk është i dëmshëm, sigurisht nëse e përdor siç duhet.

Këtu janë disa këshilla për të qenë më të sigurt :

Mos vendos plastikë në mikrovalë.  

(ose polistiren, ose metal)

Edhe nëse një enë plastike është e etikuar “e sigurt për në mikrovalë”, kjo do të thotë se nuk do të shkrihet dhe nuk do të të djegë – por ka të ngjarë të përmbajë përbërës të dëmshëm. Plastika përmban kimikate që mund të dëmtojnë sistemin endokrin (ky sistem përbëhet nga një grup gjëndrash të shpërndara në zona të ndryshme të trupit, të cilat mund të lidhen me kancerin riprodhues, infertilitetin, problemet imune dhe neurologjike). Pra, plastika dhe materialet e tjera sintetike nuk janë materiale ideale për t`u ngrohur në mikrovalë.

Po në çfarë duhet ta mbaj ushqimin që ta ngroh në mikrovalë ?!

Pyetje me vend. Xhami është materiali më i mirë.

Mos e mbinxeh ushqimin.

Në përgjithësi sa më shumë të ngrohësh ushqimin, aq më pak lëndë ushqyese mbeten. Vendos kohëmatësin e mikrovalës për më pak kohë sesa mendon se do të të duhet. Shto kohë shtesë nëse është e nevojshme.

Mos qëndro pranë mikrovalës gjatë gatimit.

Gjatë përdorimit, mikrovalët mund të lëshojnë sasi të vogla rrezatimi, të cilat bëjnë të njëjtën gjë me qelizat e njeriut si me ushqimin – “i gatuajnë”.  Por, rrezatimi i mikrovalës zvogëlohet shpejt në distancë, kështu që qëndrimi pak metra më larg zvogëlon ndjeshëm ekspozimin ndaj rrezeve.

Disa këshilla për ushqyerje të shëndetshme

Konsumo ushqim të vërtetë. Baza e një diete të shëndetshme janë ushqimet e freskëta si perimet, drithërat, dhe produktet organike.

Shmang ushqimet e përpunuara dhe të paketuara. Kanë më shumë gjasa të përmbajnë përbërës sintetikë të dëmshëm, përfshirë OMGJ (organizma të modifikuara gjenetikisht). Gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë të larta në sheqer dhe karbohidrate të rafinuara, të cilat çojnë në inflamacion kronik në trup.

Përdor blenderin më shumë sesa mikrovalën. Lëngjet që mund të realizosh me një blender janë të mbushura plot me përbërës të dobishëm, të pasura me lëndë ushqyese, dhe janë të shpejta/lehta për t`u bërë.

Një sallatë në ditë mban mjekun larg. Një nga këshillat tona kryesore të mirëqenies është të mundohesh të konsumosh një sallatë çdo ditë. Në cilindo vakt që dëshiron.

E rëndësishme është të përpiqesh të përmirësosh mirëqenien.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!