Home News 874 makina u dogjën në festimet e Vitit të Ri francez

874 makina u dogjën në festimet e Vitit të Ri francez

by E Ll

Gjithsej 874 makina u dogjën në të gjithë Francën mes festimeve të Vitit të Ri, një reduktim nga numri para pandemisë, tha të shtunën Ministria e Brendshme franceze.

874 automjetet e djegura në respektim të një tradite dekadash ranë nga 1,316 që ishin djegur në vitin 2019 pasi ministria e brendshme tha se numrat e vitit 2020 nuk ishin të krahasueshëm për shkak të një shtetrrethimi të miratuar në përgjigje të pandemisë COVID-19.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin vlerësoi forcat e rendit dhe ekipet e zjarrfikësve për mbajtjen nën kontroll të zjarreve.

Darmanin tha se policia kreu 441 arrestime, nga 376 në 2019 dhe vendosi 381 persona në paraburgim, një rritje nga 314 në 2019.

Në qytetin verior të Strasburgut, 31 persona u morën në pyetje pasi u vunë flakën koshave të plehrave dhe automjeteve, raportoi CNN.

Në mesin e të pyeturve ishin gjashtë të mitur që thyen shtetrrethimin, ndërsa pjesa tjetër u morën në pyetje për zjarrvënie të dyshuar, thanë autoritetet. Policia shtoi se edhe katër oficerë kanë pësuar lëndime.

Në departamentin qendror të Yonne, autoritetet thanë se një festë prej 1,500 personash ishte duke u zhvilluar, duke shkelur kufizimet e COVID-19.Policia është nisur në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për “organizim të paligjshëm të një tubimi muzikor festiv”.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!