Home Mirëqenia 8 llojet e dashurisë. Zbulo kë ke përjetuar.

8 llojet e dashurisë. Zbulo kë ke përjetuar.

by E Ll

Shumica prej nesh e mendojnë dashurinë si një ndjenjë romantike. Pra stili: vjen Kupidi dhe u lëshon shigjeta mbi kokë dy personave. Por për Grekët e Lashtë, kjo është vetëm një nga tetë llojet e dashurisë.

Mund të jetë e lehtë të ndihesh sikur po të mungon dashuria nëse nuk je çift ose nëse nuk të shkëlqejnë sytë ndaj dikujt rregullisht. Kjo sepse kohët e sotme shoqëria është e fiksuar pas dashurisë romantike, duke e mbajtur atë në nivele më të larta se çdo marrëdhënie apo emocion tjetër që mund të përjetojmë. Grekët e Lashtë nuk e bënë këtë.

Ideja e dashurisë është  konstrukt kulturor personal. Nëse kërkon të kesh më shumë dashuri në jetë, zgjero kuptueshmërinë ndaj këtij emocioni të shumanshëm.

Tetë llojet e dashurisë

Eros (dashuria pasionante )

E ka marrë emrin nga perëndia Greke e pjellorisë. Eros përcakton më së miri konceptin tonë modern të dashurisë romantike. Erosi është primar, i fuqishëm dhe intensiv. Udhëhiqet nga epshi, kënaqësia dhe dashuria – por shpesh përfshin humbjen e kontrollit. Për këtë arsye, Grekët e Lashtë nuk mendonin domosdoshmërisht se Erosi ishte gjithmonë një eksperiencë e mirë. Kjo sepse mund të jetë i rrezikshëm dhe ka të ngjarë që shkëndija mes partnerëve të shuhet shpejt nëse nuk mbështetet me një nga dashuritë më pak sipërfaqësore të rreshtuara më poshtë.

Ludus (dashuria lozonjare)

Shpesh shoqërohet me Erosin dhe lidhet gjithashtu me atë që quhet “puppy love”. Ludus është dashuria lozonjare që ndjen gjatë fazave të hershme të një marrëdhënieje. Ju qeshni, ngacmoni, flirtoni. Por gjithashtu ndjeni Ludusin kur qeshni dhe talleni me miqtë, vallëzoni me të huajt ose dërgoni mesazhe flirtuese në internet. Ludus ju bën të ndiheni të rinj dhe euforikë.

Philautia (dashuria për veten)

Të duash veten është themeli nëse do të duash njerëzit e tjerë. Të kesh krenari për punën tënde, të kujdesesh për veten dhe të mbash një dialog të brendshëm me veten janë të gjitha pjesët e Philautia. Njerëzit që urrejnë veten kanë pak dashuri për të dhënë. Në fund të fundit, ti nuk mund ta “duash të afërmin tënd si veten tënde” nëse nuk do veten më parë. Por kujdes nga forma negative e Philautisë, narcizmi. Një ide e lashtë greke që ne e shohim shumë mirë sot. Narcizmi përcaktohet nga fiksimi ndaj vetes, mendjemadhësia dhe një përqendrim i ngushtë vetëm tek përfitimet personale të dikujt.

Mania (dashuria obsesive)

Erosi i paekuilibruar dhe mungesa e Philautisë së shëndetshme mund të kthehen lehtësisht në Mania, ose çmenduri. Përndjekja/sjelljet ndjekëse, bashkëvarësia, xhelozia ekstreme dhe dhuna janë të gjitha simptoma të Manisë. Dashuria mund të jetë ushqim për vetëvlerësimin e ulët dhe ata që vuajnë nga Mania janë të dëshpëruar të mbajnë ndjenjën e vetëvlerësimit që partneri siguron.

Pragma (dashuria e përkushtuar)

Është një shenjë dalluese e marrëdhënieve të shëndetshme, afatgjata. Pragma ndihet kur ka një kuptim të thellë dhe një harmoni unike midis personave. Eros ka të bëjë me të marrurit dashuri, Pragma ka të bëjë me të dhënurit dashuri. Durimi, toleranca dhe kompromisi janë elemente thelbësore.

Storge (dashuria familjare)

Rrjedh natyrshëm midis prindërve dhe fëmijëve, Storge është një dashuri e njohur, e lidhur më shpesh me të afërmit që ndan lidhje gjaku. Ndonjëherë shfaqet si një marrëdhënie e paekuilibruar, ku rrjedha e dashurisë është asimetrike ose madje e njëanshme. I lindur nga familjariteti dhe varësia, Storge është i pakushtëzuar. Është një forcë shumë e fuqishme, dhe gjithashtu mund të ndihet mes kafshëve shtëpiake, miqve ose kolegëve.

Philia (dashuria e miqësisë)

Philia është dashuria mes të barabartëve që ndajnë dashamirësinë ndaj njëri -tjetrit. Grekët e lashtë e vlerësonin Philian më shumë se të gjitha llojet e tjera të dashurisë. Karakteristikat e kësaj ndjenje të thellë miqësie përfshijnë besnikërinë, ndarjen e emocioneve (të mira dhe të këqija) dhe ndjenjën e sakrificës së përbashkët. Philia është një shoqëri virtuoze, intime që ndonjëherë ka fuqinë për të transformuar erosin me epsh në mirëkuptim shpirtëror.

Agape (dashuri e dhembshur)

Agape është dashuri vetëmohuese, e pakushtëzuar për të gjithë botën: fqinjin, postierin, të gjithë. Është forma më e lartë e dashurisë që ekziston në planin shpirtëror. Është dhe ajo që vjen me furnizimin më të shkurtër në shoqërinë e sotme. Empatia ushqen dashurinë Agape, e cila jepet lirshëm pa pritur asgjë në këmbim dhe pa gjykuar.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!