Home Këshilla 7 rregulla për të qenë më të fortë mendërisht!!!

7 rregulla për të qenë më të fortë mendërisht!!!

by E Ll
  1. Nëse nuk jep kontribut në lumturinë, qëllimet ose në llogarinë bankare, nuk duhet të gjesh kohë për të.

Sa gjëra po bëni sepse ‘duhet’? Në vend që t`i bëni sepse ‘dëshironi’? Kur lista ‘duhet të’ bëhet më e gjatë se lista ‘dua të’,  ke humbur vëmendjen nga ajo që ka vërtet rëndësi.

Njerëzit flasin për dëshirën për të gjetur ‘ekuilibrin’ në jetën e tyre, sepse janë aq të mbingarkuar dhe të zënë. Dhe cila është gjëja e parë që bëjnë për të fituar ekuilibrin që kaq shumë e duan? Shtojnë më shumë gjëra. Më shumë kohë për të vizituar të afërmit, më shumë kohë për të zhvilluar hobi, më shumë kohë duke punuar gjatë fundjavave, më shumë kohë për drekë me miqtë, më shumë kohë për aktivitete fundjave, më shumë kohë, më shumë kohë, më shumë kohë… Ky nuk është ekuilibër. Ky është kaos. Mos shto nga koha. Zbrit.

2. Nuk është e thënë të duash çdo gjë që po bën.

Një dozë e madhe budallallëqesh vjen kur dëgjon frazën: “ Në jetë duhet të bësh atë që dëshiron.” E dëgjojmë këtë fjali gjatë gjithë kohës, apo jo? Ju duhet ta doni atë që bëni … të bëni atë që doni dhe kështu më vonë nuk do t`ju duhet të punoni më kurrë.

Nuk mund të duash çdo gjë që has në jetë. Kjo është arsyeja e thjeshtë numër 1 që njerëzit heqin dorë nga të përpjekurit. Nëse diçkaja ndalon së qenuri ‘argëtuese’, njerëzit heqin dorë. Dekurajohen dhe largohen sepse nuk është e lehtë, nuk është e rehatshme dhe kuptojnë që NUK E DUAN ATË GJËNË.

Për shembull: Atletët duan lojën. Duan fitoret. Duan kampionatet. NUK duan praktikat, dëmtimet, vaskat me akull dhe humbjen. Thjesht dëshirojnë rezultatin përfundimtar aq intensivisht saqë puna u bëhet dhe u duket e parëndësishme.

Mendo për gjënë më të dobishme që ke bërë ndonjëherë. Ndoshta ka të bëjë me karrierën, ose familjen,  çfarëdo arritje që të bën më krenar/e. A të pëlqeu ? A kishte ndonjë aspekt që do të doje ta kishe anashkaluar?

E shikon që nuk ke pse t’i duash të gjitha gjërat. Të duhet vetëm fokusi mendor dhe qartësia për të synuar rezultatet.

3. Nuk është egocentrike të kujdesesh për veten. Në fakt është mënyra më e mirë të kujdesesh për të tjerët, sepse mbështeten tek ti.

Ka një arsye që linjat ajrore të thonë që të vendosësh maskën tënde para se të ndihmosh ata përreth. Sa më mirë të jeni, aq më shumë mund të ndihmoni të tjerët. Mos bini në grackën e fajit ku besoni se i keni borxh të tjerëve më shumë sesa i keni borxh vetes.

Stërvitja që kapërceve, projekti që nuk ke përfunduar, takimet që ke anuluar, të gjitha sepse të  është dashur të bëni gjëra për të tjerët. Ju nuk mashtruat vetëm veten, por mashtruat dhe njerëz të tjerë. Shëndeti, suksesi, efikasiteti, gjithçka rreth teje ndikon tek ata që ju interesojnë.

Investo në veten tënde. Kujdesu. Jo vetëm për mirëqenien tënde, por edhe për ata që kanë nevojë që të jesh në formën më të mirë.

4. Mëso të thuash JO.

Pse është kaq e vështirë të thuash jo?

Mendohu sa shpesh të thonë ty njerëzit jo. Pse është kaq e vështirë të bësh të njëjtën gjë? Nuk është e pasjellshme. Nuk është egoiste. Sa më i suksesshëm të ndihesh, aq më shumë sikur i afrohesh ëndrrës tënde, aq më intensivisht i përkushtohesh qëllimeve.

“JO nuk mund të dal sonte”

“JO nuk mund të të jap hua këto para.”

“JO nuk do e bëj në mënyrën tënde.”

Sa herë të është dashur të thuash ndonjë nga këto shembuj, nuk ke folur dhe je penduar? Mos e mendo më shumë se ç`duhet. Merr një vendim dhe qëndroji. Të thuash JO është e thjeshtë. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Ndoshta nuk u pëlqen por e dinë.

5. Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të mos fiksohesh me suksesin kur fiton dhe të mos fiksohesh me dështimin kur humb.  

Suksesi ka të bëjë me rezultatin përfundimtar, jo me atë që ndodh çdo orë. Kontrollo emocionet ose do të të kontrollojnë ato.

6. Kur qesh me veten, ke besim. Kur e vret mendjen nëse të tjerët po qeshin me ty, ke probleme me besimin.

Ke bërë lëmsh diçka dhe të gjithë e kanë marrë vesh. Edhe ? Çfarë? Pjesa tjetër e njerëzve… ata që do të të gjykojnë, janë perfektë?

Kërko falje dhe fillo të rregullosh rrëmujën. Dhe mos harro se faljet janë të pavlefshme nëse nuk vepron. Kur jeni të sigurt, nuk ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Ti mund t`i shqyrtosh seriozisht gabimet dhe njëkohësisht t`i marrësh me sportivitet.

7. Mbimendimi: Arti i të krijuarit probleme që nuk ekzistojnë.

Sa kohë humbet duke u fiksuar në gjëra që nuk do të ndodhin kurrë? Kap veten duke parashikuar katastrofë dhe dramë. Mendja duhet të jetë më e fortë se ndjenjat … jo e kundërta.

Sa herë që ndalesh për të analizuar, konsideruar, menduar, rimenduar, rishikuar, biseduar dhe duke menduar ca më shumë dhe në fund të vendosësh… dikush tjetër ka vazhduar përpara.

Nëse je lloji i personit që ka nevojë për garanci, nuk do kesh asnjë mundësi kundër atyre që janë të gatshëm të punojnë dhe janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo mundësi.

Duhet të punosh me këto. Meriton më mirë se një jetë me pavendosmëri dhe me hamendje.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!