Home Këshilla 6 zakone të këqija që po ju plakin para kohe!

6 zakone të këqija që po ju plakin para kohe!

by Xh D
  • 1 – Përdorni scrub fytyre (eksfolim) shumë shpesh

Shumë eksfolim mund të dëmtojë shtresën e sipërme të epidermës. Përdorni produkte që ju ndihmojnë të hiqni papastërtitë nga poret, por mos e teproni me eksfolimin.

  • 2 – Pasi lani fytyrën, e thani dhe e fërkoni me peshqir

Mjafton ta prekni butësisht peshqirin mbi fytyrë dhe më pas ta lini të thahet. Përdorni peshqirë të veçantë për fytyrën dhe jo shumë të fortë.

  • 3 – Flini me flokët kapur

Flokët kanë shumë papastërti dhe yndyrë që mund të acarojnë lëkurën.

  • 4 – Nuk i kushtoni vëmendje jastëkut

Duhet të ndërroni këllëfët e jastëkut të paktën një herë një javë. 

  • 5 – Nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime

Disa ushqime që mund ta ndihmojnë lëkurën tuaj janë brokolit, domatet, karrotat, pjeshkat etj. 

  • 6 – I fshehni problemet me makeup në vend që t’i zgjidhni ato

Mos harroni se “makeup-i më i mirë” është një lëkurë e shëndetshme. Konsultohuni me një dermatolog, nëse ndjeni se lëkura është acaruar tepër dhe nuk po merrni zgjidhjen që kërkoni.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!