Home Këshilla 6 mite për lëkurën që dermatologët nuk sugjerojnë që ju t’i besoni më

6 mite për lëkurën që dermatologët nuk sugjerojnë që ju t’i besoni më

by Xh D

Përkujdesi i tepërt i lëkurës më shumë sesa efektiv ndodh të jetë i dëmshëm. Dermatologët sugjerojnë se jo të gjitha teknikat anti-rrudhë dhe këshillat që dëgjoni janë të mira nëse i përdorni në masë. Në vend të tyre, tregohuni më praktikë duke hequr dorë nga mitet më poshtë:

1. Eksfolimi i përditshëm e ndihmon lëkurën të duket më e re

Edhe pse pas scrub-it lëkura duket më e butë, më e zbardhur dhe më e freskët, nuk mund ta bëni këtë çdo ditë. Aq më tepër nëse keni lëkurë të ndjeshme. Duke e aplikuar çdo ditë mund të ndodhë që lëkura juaj të prodhojë më shumë sebum ose akne

  • 2. Mjafton pak krem kundër diellit për ta mbrojur fytyrën

Me siguri e dini sa i rëndësishëm është kremi mbrojtës për të patur një lëkurë të shëndetshme apo jo? Ndryshe nga kremrat e tjerë, sasia e tij luan rol të rëndësishëm. Sipas ekspertëve njerëzit vendosin vetëm 40% të masës që këshillohet për t’u aplikuar mbi lëkurë. Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar që keni vendosur sa duhet është metoda e dy gishtave. Merrni krem me dy gishta- nga fillimi gjer në mes të tyre.

  • 3. Sa më shumë ta lani fytyrën, aq më mirë

Ju mendoni se duke e larë më shpesh hiqni gjithë papastërtitë dhe e mbani të freskët apo jo? Nuk është kështu. Duke e larë shpesh do t’i hiqni yndyrën natyrale lëkurës dhe si pasojë mund të zgjoheni me një lëkurë të acaruar. Sipas dermatologëve 2 herë gjatë ditës është mjaftueshëm.

  • 4. Që kujdesi të jetë i plotë ju duhen shumë lloje të ndryshme produktesh.

Nëse e njihni lëkurën tuaj s’keni nevojë për një numër të madh kremrash apo produkte komplekse. Ju duhet vetëm një larës, një scrub, një hidratant dhe sigurisht një krem mbrojtës.

  • 5. Kur je i/e ri/e s’ke nevojë për shumë kujdes.

Një tjetër mit! Duke besuar këtë njerëzit fillojnë të kujdesen kur shohin shenjat e para të rrudhave. Qëllimi duhet të jetë parandalimi dhe kujdesi duhet të fillojë gjatë të 20-ve.

  • 7. 8 gota uji ju mbajnë larg rrudhave

Uji padyshim luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe lëkurën tonë. Lëkura e thatë ka gjasa të plaket më shpejt, por dehidratimi nuk shkakton rrudha të përhershme. 

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!