Home Flokët 5 ngjyrat e flokëve më në modë për këtë vjeshtë.

5 ngjyrat e flokëve më në modë për këtë vjeshtë.

by E Ll

Të ka ardhur në majë të hundës ngjyra aktuale e flokëve? Provo këto ngjyra in style.

Faktet janë fakte: ngjyra më e mirë e flokëve për ty është ajo me të cilën ti ndihesh mirë. Bionde, zeshkane, e kuqe, vjollcë, gri ose dhe ndonjë ngjyrë tjetër sigurisht që duket mirë në çdo kohë të vitit, por disa ngjyra janë më të bukura gjatë vjeshtës, pasi gjethet fillojnë të marrin ngjyrën kafe të artë.

Më poshtë, ke ngjyrat e flokëve trend për vjeshtën 2021. Lexo, pastaj bëji screenshot para se të shkosh në sallon.

Bionde latte

Trikot komode dhe kafet latte të nxehta janë sinonime të vjeshtës. Biondet që duan të errësohen për vjeshtë po zgjedhin hije që duken si porosia e tyre për kafe. A mund të imagjinosh një bjonde latte? Një lloj kafeje me krem qumështi. Duket bukur.

Çokollatë e zezë

Hijet e thella ngjyrë kafe ose çokollatë janë të destinuara për vjeshtë. E errëta thekson tiparet dhe i jep një dimension më të hapur flokut.

Bakri i Artë

Kjo ngjyrë për disa ndoshta është e fortë për vjeshtë, dhe duhet të themi që i përshtatet skemës të ngjyrave të sezonit. Ky stil është një lojë e zjarrtë mes biondes dhe luleshtrydhes. Për ta mbajtur atë të freskët, rekomandohet mirëmbajtja e flokëve rregullisht.

Bionde me kërpudha

Mendoje këtë ngjyrë si një iluzion optik. Kjo ngjyrë është një hije që mund të shihet si bionde ose kafe e çelët në varësi të ndriçimit. Prandaj i është vënë emri me ton kërpudhe, sepse ato kanë një sfond gri me reflektim.

Merlot kadife

Flokët me “merlot” janë më të ftohtë në ton se bakri, por jo aq të errët sa vera. Le të themi se është një nuancë dekadente e së kuqes, e cila gjithashtu del pak nga ajo. Pasuria në ton që japin nuancat e kuqe/vjollcë do të vazhdojë të jetë e përshtatshme për muajt e vjeshtës dhe dimrit.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!