Home Flokët 5 këshilla të thjeshta për kujdesin e flokëve gjatë verës.

5 këshilla të thjeshta për kujdesin e flokëve gjatë verës.

by Xh D

Tani është sezoni për të lëshuar flokët e përsosur, të hijshëm dhe të shkëlqyeshëm. Ruani shëndetin e flokëve tuaj gjatë gjithë verës duke përdorur këto metoda natyrale, pa kimikate. Mësoni si të mbroni flokët tuaj nga nxehtësia, dielli apo lagështia pa i kthyer këto probleme në një betejë të pafundme.

1. Tregoni kujdes

Përdorni një shall të lehtë ose kapelë për të mbuluar kokën kur jeni në diell. Kjo gjë jo vetëm që ju siguron mbrojtje shtesë ndaj rrezeve ultraviolet (UV), por gjithashtu ndihmon që skalpi juaj të mbajë hidratimin e duhur. Një kapelë e thjeshtë mund të zvogëlojë dëmtimin e shkaktuar nga era, veçanërisht nëse flokët tuaj janë të prirur të ngatërrohen. Kapelja mbron më mirë gjithashtu dhe flokët e lyer.

2. Kapini flokët lart, në stile të lirshme dhe të rehatshme

Një bishtalec i çrregullt është ideal për të mbajtur nën kontroll flokët dhe për të minimizuar ekspozimin në diell. Modelet kapur ngusht mund t`ju dëmtojnë sepse kanë tendencë të tërheqin dhe më vonë të shkëpusin flokë, veçanërisht nëse janë të thatë nga nxehtësia e verës.

3. Lajini më rrallë

Larja e shpeshtë heq nga skalpi vajrat natyralë që i duhen lëkurës dhe flokut. Kjo gjë stimulon prodhimin shtesë të vaji dhe ju bën të ndjeni nevojën për ta larë kokën edhe më shpesh.

4. Shmangni nxehtësinë

Mundohuni t`i thani flokët sa më pak të jetë e mundur. Është mirë të mos përdorni shpesh piasterin pasi e dëmton më tej flokun.

5. Përdorni një krehër më të gjerë

Pikërisht kur flokët tuaj janë të lagur atëherë janë edhe më të ndjeshëm ndaj këputjes. Krehërat me dhëmbë të gjerë janë më të butë kur krihni flokët dhe më të përshtatshëm për të zgjidhur fijet e ngatërruara të flokëve.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!