Home Këshilla 5 këshilla për të qenë në top formë këtë verë.

5 këshilla për të qenë në top formë këtë verë.

by E Ll

Moti i nxehtë është shoku më i mirë i verës por ndoshta jo shoku yt më i mirë. Në këtë sezon shumica  e njerëzve janë në shtëpi, veçanërisht studentët. Kjo ju jep një shans për t’u përfshirë në aktivitete, të tilla si udhëtimet në plazh dhe në sporte. Ndërkohë që mendja përqendrohet për këto përgatitje, mos harro se shëndeti gjithashtu duhet të jetë një përparësi. Një sezon i ri kërkon një ndryshim; që nga mënyra e të veshurit e deri te dieta dhe stërvitja. Kur koha fillon të ngrohet, trupi bëhet më i prekshëm ndaj sëmundjeve për shkak të ndryshimit të temperaturave. Ja përse mblodhëm disa nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm këtë verë.

1. Hidratim

Me nxehtësinë e verës dhe me malin plot aktivitete, është e lehtë të dehidratohesh. Por, askujt nuk i leverdis të qëndrojë pa u hidratuar. Si pasojë do të përfundosh duke përjetuar situata të tilla si lëkurë të  thatë dhe të ashpër. Syno të pish më shumë se tetë gota ujë në ditë. Nëse të pish mjaftueshëm ujë të pijshëm ka qenë gjithmonë sfidë për ty, të sugjerojmë të shtosh disa feta të holla limoni, gjethe nenexhiku ose manaferra për ta bërë më tërheqës.

2. Krem kundër diellit

Lëkura është mbrojtja  e parë kundër rrezeve të ashpra ultravioletë gjatë verës. Prandaj, duhet të sigurohesh që ta ruash me çdo kusht. Vë krem kundër diellit çdo ditë dhe në mënyrë rutinore sa herë që je jashtë, pavarësisht nëse është nxehtë apo jo. Bli një krem kundër diellit me SPF të paktën 30 për mbrojtjen e duhur. Nëse është e mundur, merr një që është i papërshkueshëm nga uji për të të mbrojtur dhe kur je në ujë. Në mënyrë të ngjashme, do ishte perfekte të mbrosh dhe buzët me balsam që përmban SPF.

3. Mos hiq dorë nga aktivitetet

Vera është e njohur për aktivitetet e saj argëtuese, por jo të gjithë janë të gatshëm të marrin pjesë në to, veçanërisht nën diell. Për disa persona, verë do të thotë të jesh brenda, të flesh, të shikosh filma ose të luash video lojëra dhe të flesh përsëri. Edhe pse këto janë mënyra argëtuese për të kaluar kohën, është e nevojshme të lëvizësh trupin. Gjej kohë për shëtitje herët në mëngjes ose pasdite vonë kur dielli është miqësor.  Vrapo dhe përfshihu në lojëra.

4. Kujdes me dietën

Ndër gjërat që duhet të ndryshosh gjatë verës është dieta. Për fat të mirë, kjo stinë vjen me perime dhe fruta sezonale që duhet të jenë thelbi i kujdesit të shëndetit të trupit. Sigurohu të konsumosh një dietë të ekuilibruar që përmban vitamina për imunitet të fortë, proteina për të riparuar qelizat e konsumuara për shkak të aktivitetit dhe karbohidrate për të rimbushur rezervat e energjisë. Mundohu shmang ushqimet pikante gjatë këtij sezoni sepse nxehtësia rrit nivelet e aciditetit, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe në stomak.

5. Pusho

Me gjithë familjen në shtëpi, sigurisht që ka shumë gjëra për të bërë. Çuditërisht koha kalon shpejt, dhe nuk mund ta kuptosh kur është koha për gjumë. Pushimi është thelbësor, veçanërisht pas një dite të gjatë e të lodhshme. Sigurohu të flesh 7 deri në 9 orë në ditë.  Merr energjitë e duhura.

Shijoje këtë verë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!