Home Flokët Si të trajtoni rënien e flokëve me produkte organike?

Si të trajtoni rënien e flokëve me produkte organike?

by admin

Për shumë meshkuj rënia e flokëve është një pjesë e pashmangshme. Po sikur të ketë mënyra për të parandaluar rënien e flokëve? Nëse mendoni që flokët tuaj po vazhdojnë të bien sa herë që shiheni në pasqyrë, nuk jeni të vetmit. Më shumë se gjysma e meshkujve kanë shenja të humbjes së flokëve. 

Përse ndodh kjo?

  • Mund të jetë gjenetike, zakonisht rënia e flokëve fillon me nje rrallim të flokëve në pjesën e kurorës. Në varësi të historisë suaj familjare, mund të fillojë që në adoleshencë. Jo vetëm që flokët tuaj do të bëhen më të hollë, por mund të bëhen të butë dhe më të shkurtër.
  • Mbajtja e kapeles ose kapuçit për një periudhë të gjatë kohore shkakton rënien e flokëve në mënyrë të vazhdueshme.
  • Stresi mund të jetë një prej faktorëve që ndikon dhe mund të sjellë humbje të flokëve që mund të zgjasi disa muaj. Nëse keni humbje të papritur të flokëve, shkaktar mund të jetë sistemi imunitar i trupit tuaj.
  • Mbajtja e flokëve bisht, në momentin që flokët janë tërhequr fort afër skalpit të kokës mund të shkaktojnë rënie të flokeve.
  • Pirja e duhanit mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar, i cili mund të çojë në sëmundje që shkaktojnë humbjen e flokëve.

Cili është produkti që rekomandohet dhe është efektiv për të parandaluar rënien e flokëve?

SPRAY KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE – SOLIDUM, me ingredient organik si: hithra, bima e bishtit të kalit, mente. Këto ingredient janë të pasur me vitamina, forcojnë flokun dhe përdoren për të luftuar rënien e flokëve, dhe rritjen tyre. Përbërës të cilët na ofrojnë aromë të freskët, butësi në lëkurë dhe në skalp. Produkti më efikas, vetëm një klikim larg jush.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!