Home Këshilla 5 arsye përse duhet të lani fytyrën përpara se të flini!

5 arsye përse duhet të lani fytyrën përpara se të flini!

by admin

Këtu janë 5 arsye që mund t’ju ndihmojnë se pse duhet të lani fytyrën çdo natë.

1. Larja e fytyrës tuaj largon jo vetëm grimim, por papastërtitë dhe pluhurin që fytyra juaj ka akumuluar gjatë të gjithë ditës. Grimi bllokon poret tuaja dhe mbushet me të gjithë elementët e jashtëm në mjedis si papastërtia, pluhuri, tymi, smogu, etj. Grimi vepron si një magnet për të gjitha ato mësipër.

2. Kur e lini grimin për një kohë të gjatë në fytyrë, poret tuaja do të bllokohen dhe kjo mund të çojë në pore të zgjeruara, akne, skuqje dhe lëkurë të irrituar. Kjo gjithashtu mund të bëjë që lëkura jonë të jetë e ashpër.

3. Në momentin që ju vendosni të mbani rimelin, është e mundur që të prekni ose të fërkoni sytë gjatë gjumit, dhe kjo mund të bëjë që qerpikët tuaj të bien dhe të bëhen të brishtë. Gjithashtu mund të shkaktojë disa acarime të syve dhe infeksione të mundshme.

4. Fytyra juaj duhet të eksfolohet në mënyrë natyrale duke hequr lëkurën e vdekur, por nëse ju nuk hiqni grimin nga fytyra, nuk lejon të ndodhë ky proces. Kjo mund të shkaktojë thatësi në lëkurë, dhe acarim.

5. Lëkura juaj riparohet vetë gjatë natës dhe lëkura e pastër mund të thithë më mirë produktet e kujdesit për lëkurën. Mos harroni të vendosni kremin hidratues në mbrëmje pasi të keni larë fytyrën. Gjithmonë aplikoni produktet e duhura pasi të keni hequr grimin.

Nëse jeni thjesht shumë të lodhur për të larë fytyrën tuaj përpara se të shkoni në shtrat, thjesht lani fytyrën menjëherë kur të ktheheni nga puna në mënyrë që të mos gjeni justifikime për t’a larë në mbrëmje duke qenë tepër të lodhur.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!